Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi Fatjon Ahmetaj, 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb