Ish deputeti i LSI Përparim Spahiu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama ishte ai që më herët akuzonte qeverinë e mëparshme se kishte zhytur vendin në borxhe.

Spahiu shprehet se sot, Rama ka mbytur shtetin në borxhe dhe rrit taksat për qytetarët, duke e bërë jetesën përditë e më të vështirë.

Postimi i Përparim Spahiut:

Në vitin 2014 akuzonte qeverinë e mëparshme për borxhe ndaj kompanive për punë të kryera por të pa paguara

Pra kompania X ka kryer punën, kryhesisht rrugë, dhe nuk ishte paguar.

Ky sot, pa bërë asnjë kilometër rrugë,

pa subvencionuar asnjë qindarkë në bujqësi apo blegtori, pa rritur paga, ndërkohë që rriti 50% tatimet, energjinë më të shtrenjtë, nafta më e shtrenjta vetëm prej taksave, uji i pijshëm më i shtrenjtë, të taton 1 mijë lekë orën për parkim, të mbyt me gjoba ku të të kapi, rrit borxhin publik.

Lind pyetja:

Ku dreqin i çon paratë e taksapaguesve?

P.S. Hajdut nuk e pranon që je…

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb