Ukraina ka deklaruar se Rusia po e mban Bjellorusinë si një peng bërthamor, pasi presidenti Putin kërcënoi se do të zhvendoste armët taktike bërthamore.

Menjëherë pas këtyre deklaratave pati një reagim edhe nga NATO duke i cilësuar qëndrimet e Putinit si të rrezikshme dhe të papërgjegjshme.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të pengojë dhe të parandalojë çdo mundësi të përdorimit të armëve bërthamore nga agresori”.

“Ne kërkojmë që një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirret menjëherë. Fjalimi i Putinit shënoi një rritje të retorikës mbi Ukrainën përpara asaj që parashikohet të jetë momenti kyç i luftës; një kundërofensivë e pritshme që shpreson të largojë forcat ruse ose në kufi ose në Detin e Zi. Ministria britanike e mbrojtjes ka pohuar se ofensiva e Rusisë që synonte qytetin Bakhmut në rajonin e Donetskut kishte “ngecur” dhe se po lëvizte drejt një pozicioni mbrojtës përgjatë frontit”, thuhet në komunikimin zyrtar.

Deklarata e Putinit dukej se ishte një paralajmërim për pasojat e një fitoreje të Ukrainës në kundërsulmin e saj.

Ai tha se ripozicionimi i armëve bërthamore në tokën e Bjellorusisë ishte i justifikuar sepse SHBA kishte gjithashtu armë bërthamore në territorin e aleatëve të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: