Papa Françesku ka zbuluar se ai ishte i përfshirë në përpjekjet për lirimin e 300 të burgosurve ukrainas të luftës të mbajtur nga Rusia.

Kreu i Kishës Katolike tha se ai priti ‘emisarët ukrainas’ në Vatikan, duke përfshirë një shef ushtarak që solli me vete një listë me ‘më shumë se 300 të burgosur’.

Ai i bëri komentet më 15 shtator, një javë përpara se Rusia dhe Ukraina të kryenin një shkëmbim të papritur të të burgosurve, më i madhi që nga fillimi i luftës dhe që përfshinte pothuajse 300 njerëz.

Papa tha, sipas revistës italiane Civilta Cattolica: Ata më kërkuan të bëja diçka që të mund të bëhej një shkëmbim.

“Menjëherë thirra ambasadorin rus për të parë nëse mund të bëhej diçka, nëse mund të përshpejtohej një shkëmbim i të burgosurve”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shkëmbimi i të burgosurve të javës së kaluar erdhi si befasi, disa orë pasi ai përshkallëzoi luftën duke njoftuar një mobilizim të pjesshëm dhe duke kërcënuar luftë bërthamore.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se shkëmbimi i cili përfshinte ndihmë nga Turqia dhe Arabia Saudite ishte duke u përgatitur për një kohë mjaft të gjatë dhe përfshinte bisedime intensive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb