TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës. Mësohet se aksidenti ndodhi në Ndroq ku u përfshinë 3 automjete.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës policie. Mësohet se efektivi ishte jashtë shërbimit dhe udhëtonte me një nga makinat e përfshira në aksident.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: