Një anije cisternë nafte dhe një mallrash janë përplasur këtë mëngjes në Detin e Veriut, pranë brigjeve të Yorkshire.

Siç raporton BBC, pas përplasjes, cisterna ka shpërthyer në flakë. Roja Bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar ka nisur menjëherë një operacion shpëtimi, duke koordinuar veprimet urgjente me helikopterë, varka shpëtimi dhe forcat zjarrfikëse.

Alarmi për ngjarjen është ngritur në orën 09:48 dhe aktualisht po zhvillohet një operacion i gjerë për kontrollin e situatës dhe shpëtimin e mundshëm të ekuipazheve të anijeve të përfshira.

32 persona janë shpëtuar dhe nxjerrë në brigjet angleze, ndërsa raportohet për të zhdukur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dëshmitarët raportojnë se në momentin e përplasjes, një “top i madh zjarri” shpërtheu mbi ujë, ndërsa flakët vazhdojnë të djegin edhe sipërfaqen e detit.

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar, ku rojet bregdetare kanë bërë thirrje urgjente për ndihmë nga anijet që ndodhen pranë vendngjarjes. Helikopterë dhe anije shpëtimi nga Skegness, Bridlington, Mablethorpe dhe Cleethorpes janë nisur drejt vendit të aksidentit. Gjithashtu, edhe disa mjete lundruese civile kanë ndihmuar në operacionin e shpëtimit.

Sipas autoriteteve portuale, të paktën 32 persona janë shpëtuar dhe janë sjellë në breg, por ende nuk dihet me saktësi numri i ekuipazhit që mund të jetë i zhdukur.

Anija MV Stena Immaculate, e cila transportonte sasi të mëdha karburanti për avionë, vazhdon të digjet, duke paraqitur një rrezik të madh për mjedisin dhe sigurinë e ekipeve të shpëtimit. Ndërkaq, autoritetet janë duke monitoruar situatën dhe po punojnë për të vënë në kontroll zjarrin dhe për të shpëtuar personat e mbetur në bord.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh, ndërsa hetimet për shkaqet e përplasjes kanë filluar. Autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme në orët në vijim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: