Një incident i papritur ndodhi mëngjesin e sotëm në portin e Igumenicës , kur anija ECO CATANIA u përpoq të ankorohej në port dhe u përplas me anijen KYDON PALACE .
Sipas mediave greke përplasja ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.
Autoritetet kompetente portuale po kryejnë një hetim paraprak mbi shkaqet e përplasjes, ndërsa njëkohësisht është duke u zhvilluar një inspektim për çdo dëmtim të anijeve.
(BalkanWeb)
