Një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale është regjistruar mesditën e së dielës në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”.

Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip Volvo, i drejtuar nga Aldrin Llodos, dhe një Range Rover, me drejtues Artan Rexhepin. Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lëndime në njerëz.

Kontrolli i kryer me testin e alkoolit ndaj të dy drejtuesve rezultoi negativ, me vlerë 0.00 mg/l.

Policia, e pranishme në vendngjarje, po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb