Dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën në rrugën nacionale Kukës-Krume duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Të plagosurit u dërguan me ambulance në spitalin rajonal të Kukësit për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor i Policisë Rrugore. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të njërit prej automjeteve si pasoje e lagështisë në rrugë.

Gjithsesi po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Krumë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: