ELBASAN- 5 persona kanë ngelur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Librazhd-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur sot në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete me targë AA999HD dhe AA109JD. Burime nga policia lokale pohuan se tre persona janë plagosur më rëndë, por pa pasoja për jetën.

Sakaq, forcat e rendit po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: