Një aksident është përfshirë në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramsh e në të janë përfshirë dy mjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, janë plagosur 4 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Ndërkohë policia dhe një autoambulancë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, nga ku pritet të dalin të dhëna dhe detaje të tjera.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb