FUSHE KRUJE – Dy persona janë plagosur rëndë mesditën e sotme, si pasojë e një aksidenti automobilistik, në aksin Fushë Krujë-Vorë. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy makina, një “Benz” dhe një “Wolsvwagen”, janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë janë plagosur rëndë dy personat që udhëtonin me mjetin tip “Wolsvwagen”.

Mësohet se të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb