Një aksident rrugor ka ndodhur në Lezhë, ku janë përplasur dy makina, duke shkaktuar disa të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40 në aksin rrugor Lezhë–Milot. Si pasojë, tre persona, përfshirë pasagjerin dhe drejtuesit e dy automjeteve, u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: