RUBIK

Dy të vdekur dhe tre të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një aksidenti tragjik që ndodhi sot në Rrugën e Kombit. Aksidenti ka ndodhur pak më parë në fshatin Fana në afërsi të Rubikut, ndërsa shkak i përplasjes është bërë parakalimi i gabuar. “BalkanWeb” mëson se dy nga 3 të plagosurit u transportuan për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje. Në aksident janë përfshirë një “Volswagen” dhe një “Benz”. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se  personat që kanë humbur jetën janë  dy drejtuesit e mjeteve Jak Syla, 63 vjeç dhe  Myftar Kovaçi, 52 vjeç. Gjithashtu një pasagjere femër është nisur me helikopter për në Tiranë. Sipas policisë, shtetasit e plagosur janë me iniciale N.K. F.K dhe L.D.

Njoftimi i policisë:

Mirditë Informacion paraprak Sot, rreth orës 15:00, në autostradën Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur Fang, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Volksëagen me targë AA943NP me drejtues shtetasin J.S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz dhe mjeti tip Benz me targë AA182TY me drejtues shtetasin M.K. 52 vjeç, banues në Has. Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë. Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(n.m/BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb