Një çift turistësh, në tentativë për t’u larguar pa paguar, janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë së Krujës.

Janë të paqarta ende rrethanat e ngjarjes, por roja i parkingut Bujar Dedja në tentativë për t’i bllokuar është varur në kofanën e autoveturës së turistëve.

  • foto galeri

Por kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marë me vete rojën për disa dhjetëra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë. Turistët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë larguar.

Policia është angazhuar menjëherë dhe ka ndaluar në qytetin e Fushë Krujës një autoveturë me turistë turq, por është ende e paqartë nëse ata kanë lidhje me aksidentin, por po verifikohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të zbardhur ngjarjen, pasi i plagosuri Bujar Dedja është dërguar me urgjencë te Trauma dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: