44-vjeçari që përplasi automjetin e policisë në Durrës për t’i shpëtuar ndalimit prej tyre u la në masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 majit në zonën e ish-Kënetës, ku 44-vjeçarin Rezart Abazaj nuk përplasi automjetin e policisë, duke rrezikuar jetën e efektivëve.
Patrulla ishte njoftuar nga banoret e zonës për një makinë që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në lagjen 17 dhe gjatë ndjekjes, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, Abazaj lëvizi makinën mbrapsht dhe ka përplasur mjetin e efektiveve.
Megjithatë, 44-vjeçari Rezart Abazaj u ndalua nga unifromat blu dhe rezultoi në gjendje të dehur me përqindje alkooli 1.4 mg për litër. Sipas Policisë së Durrësit 44-vjeçari është përsëritës i së njëjtës vepër penale.
