Lirohet shoferi i mjetit që shkaktoi aksidentin para zyrës së kryeministrit Rishi Sunak.
43-vjeçari u arrestua të enjten nga policia e Londrës pas një aksidenti me makinë në portat e Downing Street, nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm pas incidentit, për të cilin policia tha se rasti nuk po trajtohej si “i lidhur me terrorin”.
Megjithatë, autoritetet thanë se oficerët kundër-terrorizmit janë përfshirë në hetim. Policia rrethoi zonën përreth Downing Street pasditen e së enjtes pasi një automjet iu afrua portës me shpejtësi.
(BalkanWeb)
