Policia e Tiranës ka arrestuar 41-vjeçarin E. S., i cili ditën e djeshme u përfshi në aksidentin e rëndë rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke përplasur me makinë 3 të mitur që po lëviznin me monopatina.
Raportohet se 3 fëmijët e moshave 10, 11 dhe 12 vjeç aktualisht janë në spital, në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, mbi aksidentin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e qarkullimit rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 41 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 shtetas të moshave 10, 11 dhe 12 vjeç, të cilët aktualisht janë në spital, në kujdesin e mjekëve.
