Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të një aksidenti rrugor të ndodhur më 8 mars 2026 në aksin “Dimal–Berat”, ku një automjet përplasi një biçikletë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet H. M., 19 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan. Nga hetimet rezultoi se i riu, duke drejtuar një automjet tip “Fiat”, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi me inicialet R. T., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale.

NJOFTIMI I POLICISE
Me automjetin që drejtonte, përplasi biçikletën me të cilën lëvizte një 42-vjeçar, dhe u largua, identifikohet dhe kapet 19-vjeçari.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Fiat”, me të cilin 19-vjeçari përplasi biçikletën.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 08.03.2026, në aksin “Dimal–Berat”, ku u përplas me automjet, biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi R. T., 42 vjeç, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan, lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin H. M., 19 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan.

19-vjeçari, pasi ka përplasur me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi R. T., është larguar nga vendi i aksidentit, me qëllim shmangien e përgjëgjësisë penale.

42-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: