Një aksident është regjistruar sot në Elbasan, ku një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e qarkullimit rrugor po punojnë për kapjen e shtetasit J. Sh., i cili dyshohet se, duke drejtuar një motomjet në bulevardin “Aqif Pasha”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte një i mitur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, i mituri ka mbetur i dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: