Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie, i dyshuar për drejtim të parregullt të automjetit dhe largim nga vendi i aksidentit.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë inspektori D.G., me detyrë trupë shërbimi pranë Njësisë së Ceremonialit në Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ai dyshohet për veprat penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Arrestimi u bë pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:25, në zonën e “Rrugës së Dibrës” në Tiranë, punonjësi i policisë është përfshirë në një aksident rrugor. Si pasojë ka mbetur e dëmtuar shtetasja E.M., e cila u transportua në Spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, efektivi është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është kapur në afërsi të Urës së Babrrusë. Nga verifikimi me testin e alkoolit, ai ka rezultuar me nivel 1.03 mg/l.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb