Në vazhdim të hetimeve për aksidentin tragjik që ndodhi në një fshat të Vorës sot, ku një i mitur rreth 2 vjeç humbi jetën, autoritetet policore kanë arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në ngjarje.

Raportohet se autori është identifikuar si 57-vjeçari Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, kur fëmija u përplas pranë banesës së tij në Fushë Domje.

Sakaq, grupi hetimor vazhdon të punojë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të siguruar të gjitha provat e nevojshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb