Policia ka arrestuar shoferin, që përplasi një efektiv të Policisë së Qarkullimit Rrugor në Fresk.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se u ndalua shtetasi Isnik Nokshiqi, 36 vjeç, u ndalua pas aksidentit të ndodhur më 25 shkurt, ku ai, pas një debati me punonjësit e policisë, është larguar me shpejtësi dhe ka përplasur efektivin A. L., duke rrezikuar jetën e tij dhe të kolegëve të tjerë.

Efektivi i lënduar është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Autoritetet kanë arrestuar I. N. dhe e kanë akuzuar për “Vrasje të punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë.

Polici mësohet se ka thyer shpatullën dhe këmbën, pasi automjeti e ka marrë përpara për rreth 20 metra.

“Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për aksidentin e ndodhur në Fresk, ku për pasojë mbeti i dëmtuar 1 punonjës policie, ju bëjmë me dije:

Rreth orës 17:30, në zonën e Freskut, shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë qenë në shërbim, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. N. (i cili u identifikua më pas).

Pas ndalimit të automjetit, drejtuesi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka filluar të debatojë dhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë.

Drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi me automjet duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor shtetasit A. L. dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të Policisë.

Për pasojë është dëmtuar punonjësi i Policisë A. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar shtetasi I. N., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb