Teksa nesër mbahet një protestë në ndër të UÇK-së, vjen një ‘thumbim’ tjetër nga Kosova. Kryebashkiaku i LDK-së, që në garën e tanishme elektorale doli në balotazh, për një mandat të dytë, ndezi debatin në distancë.
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nesër, më 17 tetor do të protestojnë në Tiranë për burgosjen e Thaçit dhe të tjerëve.
“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë”, njoftoi Përparim Rama.
Kujtojmë se mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një përplasje në distancë me deklarata, ku nuk kanë munguar akuzat mes palëve.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
“Më paskeni kushtuar një çarçaf”, Rama ironizon Vetëvendosjen: Po ngatërroni marrëdhëniet institucionale, me çorbën e balotazheve komunale
-
Protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK, Vetëvendosja: Rama të kërkojë falje! Erdhi me helikopter në mënyrë emergjente në Prishtinë për…
-
“S’thashë se shqiptarët bënë gjenocid!”, Berisha shpërthen kundër Ardit Bidos: Shpife! Turp! Më transformove deklaratën
-
Rezoluta për gjenocidin serb, Tritan Shehu: Të mblidhet urgjent Komisioni i Jashtëm! Protestoni për ish-liderët e UÇK-së, por…
-
“Presidenti i SHBA shpalli Kosovën të pavarur nga zyra e Berishës”, Balliu akuza Ballës: Ju bënit protestë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Serbi
-
Gjenocidi serb, Berisha me tone të forta në Kuvend: Ata që shkelin mbi sakrificën, s’kanë gjak shqiptari. Kreu juaj, argat i Vuçiç!