Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria, foli për DAZN pas ndeshjes  së fituar 3-2 në shtëpi kundër Parmës. Calabria, u pyet për përplasjen me trajnerin Conseicao, teksa dha shpjegimin e tij.

“Këto janë gjëra që ndodhin, do të thosha një keqkuptim mes të dyve. U sqaruam, nuk u kuptuam  mirë  tek diçka me njëri-tjetrin dhe më pas i rregulluam gjërat. Nuk është hera e parë që ndodh në futboll. Kërkoj falje, nuk ishte një gjë e mirë. Gjëja që na intereson më shumë është skuadra dhe ndryshimi i lojës”.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb