Eksperti ligjor Rezart Kthupi, duke analizuar përplasjen më të fundit që po ndodh mes dy kryetarëve të partive “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, u shpreh se dorëheqja nga mandati bëhet vetëm në parlament.
Sipas Kthupit, nëse Zeqir Kordhoni nuk jep dorëheqjen, mandatin e merr e para e listës së mbyllur, që është Ana Dajko.
“Dorëheqja nga mandati jepet vetëm në parlament. Zoti Kordhoni është i 9-ti në listën e mbyllur. Që të arrihet mandati tek zoti Kordhoni, duhet të japin dorëheqjen 8 të tjerë para tij. Por në rast hipotetik, nëse dorëheqja është dhënë nga mandati, këta duhet ta japin dorëheqjen në parlament dhe ky proces do të zgjasë deri nga 2028”, tha Rezart Kthupi.
Si ideator i trukut ligjor për vendosjen në listën e mbyllur të emrave jo kandidatë realë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Kthupi u shpreh në emisionin “Log” se nuk mund të japësh dorëheqje nga dorëheqja.
“Në konceptin e ligjit, në momentin që jep dorëheqje, kjo prodhon efekte ligjore. Në kontekstin e zgjedhjeve, dorëheqja duhet të ishte nga kandidimi.
Kjo e përjashtonte Kordhonin nga mundësia për të marrë mandat. Pasi duke u dorëhequr nga kandidimi ti nuk ishe më kandidat më 11 maj, pavarësisht se emri figuronte në fletë votimi. I jemi referuar rastit të Bashkim Finos në 2021 si koncept ligjor. Nuk mund të heqësh dorë nga diçka që nuk e ke”
Rezart Kthupi; Nuk mund të japësh dorëheqje nga dorëheqja. Në kontekstin e zgjedhjeve, dorëheqja duhet të ishte nga kandidimi. Kjo e përjashtonte Kordhonin nga mundësia për të marrë mandat. Pasi duke u dorëhequr nga kandidimi ti nuk ishe më kandidat më 11 maj, pavarësisht se emri figuronte në fletë votimi. I jemi referuar rastit të Bashkim Finos në 2021 si koncept ligjor. Nuk mund të heqësh dorë nga diçka që nuk e ke.
Dorëheqja nga mandati jepet vetëm në parlament. Zoti Kordhoni është i 9-ti në listën e mbyllur. Që të arrihet mandati tek zoti Kordhoni, duhet të japin dorëheqjen 8 të tjerë para tij. Por në rast hipotetik, nëse dorëheqja është dhënë nga mandati, këta duhet ta japin dorëheqjen në parlament dhe ky proces do të zgjasë deri nga 2028.
Nëse Kordhoni nuk jep dorëheqjen, mandatin e merr e para e listës së mbyllur që është Ana
