Për kryetarin e LZHK, Dashamir Shehi, përplasja e dy ditëve të fundit mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama, është një teatër i cili ka grotesk në mes.
Në studion e “Open”, Shehi e cilësoi mesazhin e postuar nga Veliaj sot ku e cilësonte keqkuptim vendimin e tij për të emëruar Sara Goxhajn si kryetare të komanduar dhe jo Anuela Ristani, një formë autokratike moderne.
“Është pjesë e karagjozllëkut shqiptar. Të gjithë e dimë që letrat e shtetit nuk hyjnë në burg, por ky teatër tregon degradimin e shtetit.
(Balkan Web)
