Në emisionin “Kjo Javë” në News24, analisti Erl Murati komentoi protestën e opozitës e cila zgjati për më shumë se 3 orë.

Një protestës që nisi me fjalime, por që më pas u shoqërua me përshkallëzime, pasi u hodhën molotov, gaz lotsjellës gjatë tubimit.

Gjatë intervistës në studio, Murati u shpreh se tashmë duke qartë që protesta e opozitës për herë të parë ka hyrë në një rrethanë të re. Gjithashtu u ndal edhe situata e drejtësisë, duke nënvizuar se mazhoranca ka kaluar në një përplasje direkte me drejtësinë.

“Nëse marrim atë që dëgjojmë, nga njëra anë Berisha thotë; Rama i ka ditët e numëruara. Por nuk kam dakord as me Ballën kur thotë; aty ishin një grup horrash. PD dhe opozita ka të drejtë që të jetë e kënaqshme. Protesta ishte masive. Mund të jetë dhe lajm ndërkombëtar, përsa kohë u hodh molotovë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb