Mbrëmja e sotme në BBV ka nisur me debatin e Rozës dhe Julit, të cilët këto ditë janë konfliktuar disa herë. Shkak është bërë vëmendja që, me gjasë, sipas Rozës, Juli i jep Eglës, por jo asaj. Në debat u përfshinë edhe opinionistët, Ori dhe Arbri. Ky i fundit, madje, mendon se Julit deri tani i janë dashur vajzat, ndërsa tani nuk i duhen më.

Pjesë nga debati:

Roza: Me Julin situata ishte organike, Juli më ndërpreu mendimin për Eglën, nuk dua ta komentoj. Çohem e gjej duke folur për Eglën. Të nesërmen po e njëjta gjë. Kur i kërkova mendim Julit për situatën e Eglës, nuk dua ta komentoj tha. Me Eglën Heidin dhe Romeon, ka nerva ta zgjasë debatin. Aty e vura në pozitë thash ke nerva vecc me Heidin dhe Eglën. U kap me fjalë që ti Rozë do ti biesh Eglës. Mua nuk më bën dot për budallaqe. Të më bësh mua lojëra dhe ti japësh rëndësi vet, unë them janë lojëra.

Arbër: Unë mendoj që Juli mendon se luan me ata lojtarë që i quan të fortë. Për sa kohë nuk i ka lënë këtë lloj hapësire Rozës, nuk e konsideron lojtare të fortë.

Juli: Rozën nuk e kam pasur përballë, si ta luftoj, kot? Ti thua t’i dal përballë që ti jap debat, po nuk kam pasur arsye. Nuk është debati me zor, nuk kam pse ti kthej debat Rozës. Nëse do i përkrahja, do thonin këto ti si lë këto vajzat të bëjnë debate.

Arbër: mendoj se i ka përdorur gocat aq sa janë dashur dhe tani nuk i duhen më.

Roza: është e vërtetë, e kam vënë re

Arbër: I ke përdorur, ke thënë që jemi shokë ndajmë të njëjtat mendime. Nuk të çudit që Roza thotë që Erjola është hardisku jot i jashtëm.

Juli: Po më thua që i kam bërë të besojnë siç mendoj unë

Arbër: Kur një njeri ka treguar se ka disa interesa të përbashkëta me ty, të kërkon mbështetje dhe ti nuk i jep hapësirë.

Abër: Ajo të tha më mbështet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: