Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Unazën e Madhe të Tiranës, përkatësisht pranë Liqenit Artificial.

“BalkanWeb” siguron pamje nga vendngjarja, ku shihet se në aksident janë përfshirë dy makina. Siç shihet nga pamjet, përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, duke bërë që njëra prej makinave të përmbyset në rrugë.

Nga aksidenti është shkaktuar dhe një trafik i rënduar në autostradë, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar, por siç shihet nga pamjet, mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb