Liverpool-Real Madrid përplasen për herë të tretë në finalen e Champions League, ky është një rekord absolut, pasi nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Dy klubet emblemë të futbollit evropian ndajnë nga një fitore për kokë në finale.

Në 1981, për ironi të fatit, edhe në atë kohë, finalja luhej në Paris, Liverpool fitoi 1-0. Në 2018 ishte radha e Real Madrid për tu hakmarrë, madrilenët fituan 3-1 në një mbrëmje ku portieri Loris Karius ishte protagonisti kryesor me gafat e tij.

Në Paris, më 28 maj, është momenti i së vërtetës, Liverpool dhe Real Madrid përballet për herë të tretë ndërmjet tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb