Përplasje të ashpra dhe tensione janë regjistruar sërish përballë godinës së Kryeministrisë gjatë orëve të mbrëmjes. Pas një ndërhyrjeje të parë shpërndarëse nga forcat e rendit, protestuesit janë rigrupuar përsëri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të vijuar qëndresën.

Për të zmbrapsur turmën e konsoliduar, policia përdori mjetet me ujë me presion si dhe sasi të mëdha gazi lotsjellës.

Pavarësisht spërkatjeve me ujë dhe lëndëve kimike, një grup vajzash refuzoi të largohej duke qëndruar direkt përballë kordonit policor. Ngjarja degradoi në përplasje të drejtpërdrejta fizike me efektivët e repartit “Shqiponja”, ndërsa nga turma u dëgjuan thirrje të njëpasnjëshme drejtuar forcave të rendit: “Mos i qëllo vajzat!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb