Nuk mungon tensioni pak minuta para fillimit të derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Ka patur përplasje nga tifozët e ekipeve para futjes në stadiumin “Air Albania”, teksa i menjëhershëm ka qënë reagimi i policisë për të qetësuar situatën. Sipas asaj që bëhet e ditur, janë shoqëruar disa tifozë.
Tashmë, vëmendja është përqendruar te sfida në fushën e lojës, ndërsa autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim situatën për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes. Për ndeshjen theksojmë se janë 400 forca policie.
