Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT) pas incidenteve gjatë protestës së PD-së.

Sipas burimeve, Nallbati ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e përplasjes me forcat e policisë dhe përdorimit të gazit lotsjellës ndaj protestuesve.

Ngjarja ndodhi ndërsa turmat e protestuesve po përplasnin kordonin e sigurisë përreth Parlamentit, ku deputeti ishte aktivisht i pranishëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb