Dy banda janë përplasur mes tyre në Liverpool të Britanisë së Madhe. Në pamjet e publikuara nga mediat, shihet, se anëtarët e bandave kanë përplasur makinat, e nisin të përleshen me njëri-tjetrin.

Nuk kanë munguar në dhunën e ushtruar, as përdorimi i shkopëve të bejsbollit.

Sapo është informuar mbi rastin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, e ka arrestuar një 34-vjeçar.

Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta në trup, ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë në ambientet përreth, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: