Debate të ashpra janë zhvilluar në parlament, ku po diskutohet mandati i deputetes Olta Xhaçka.

Deputetja demokrate Flutura Açka i tha deputetes Xhaçka se e ka bërë baltë dhe se po e sjellin rrotull. Ndërsa, deputetja Xhaçka deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk shpërndan prona.

Flutura Açka: Sot një deputete iu thotë kolegëve ‘topa lecke’. Komisioni i Etikës të marrë parasysh këto shprehi. Xhaçka mandati juaj është hequr, por ju sjellin rrotull për të justifikuar punën e tyre. Xhaçka e nisët me mjaft dhe po e mbyllni po me mjaft.

Olta Xhaçka: Në adresën time po hidhen vetëm akuza të pavërteta. Kryeministri nuk shpërndan prona. Vendimet e gjykateve vendosen mbi një hartë, që nuk është regjistruar si shtetërore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: