Një debat ka ndodhur në parlament midis deputeti të Mundësia Erald Kaprit dhe kreut të Kuvendit Niko Peleshit.
Kapri akuzoi Peleshin se kërkon ta mbyllë seancën pa raportime.
“Po shkojmë drejt një skenari. Doni ta mbyllni dhe të mos bëni raportimet siç ka ndodhur në seanca të tjera. Tani që maxhoranca ka siklet që kreu i SPAK të vijë këtu. Sepse që të pyesni Dumanin ç’po ndodh me zv.kryeministren kjo është e qartë. Nëse doni ta mbyllni mbylleni dhe na i kurseni këto zgjatjet pa fund.”, tha Kapri.
Më tej Peleshi ka replikuar, duke theksuar se procedurë janë 57 pyetje ndaj kreu të SPAK Altin Dumanit, ku sipas tij, nuk kanë qenë ndonjëherë në parlament ndaj një drejtuesi të një institucioni.
“Z.Kapri mos paragjykoni, janë 57 pyetje të depozituara për drejtuesin e SPAK. Janë kaq pyetje që në historinë e parlamentit shqiptar nuk janë drejtuar ndonjëherë një drejtues institucioni.” tha Peleshi.
