Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente nuk ka hezituar të komentojë edhe përplasjet e lojtarëve të kombëtares, Carvajal dhe Yamal, në El Clasicon e kaluar.

“Duke parë ndeshjen e fundit, Lamine është gati të luajë. Kemi dy ndeshje të rëndësishme dhe do të fusim lojtarët tanë më të mirë.

Më kujtohet Lamine duke përqafuar Carvajal pas golit kundër Kroacisë. Nuk ka probleme këtu, ajo që ndodh në klube mbetet aty”- tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb