Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, ishte temë diskutimi në emisionin “Në Shënjestër”, në “News 24”. Në këtë emision, ishin sjellë fakte e dëshmi të reja nga dosja hetimore, e ngjarjes që ndodhi më 20 qershor 2019. Të ftuar në studio, ishin eksperti i sigurisë Fabian Zhilla dhe gazetarja Lindita Çela.

Sipas Çelës, shkak për atentate dhe përplasje mes bandash në Durrës janë bërë territoret në bregdet, por jo vetëm.

Sipas saj, ka ardhur koha që të nisë një hetim në nivelet e lartë të politikanëve, që sipas gazetares kanë lidhje me krimin. Për ekspertin Zhilla, shteti nuk po merr me seriozitet këto problematika.

Lindita Çela: E gjithë historia e marrjes së pronave shkon nëpërmjet proceseve gjyqësore. Në asnjë rast avokatura e shtetit nuk është përfaqësuar, këtu flas për sipërfaqe prej 300 ha. Është e pamundur që në Jug të vendit të gjejmë pronar me 300 ha. Këto janë bërë me anë të falsifikimit. Në fakt në të gjitha rastet ku kemi të përfshirë krimin e organizuar, besoj se ajo ndodhet në biznes të tij. Duhet të jemi më alert ndaj institucioneve, sepse ata paguhen me paratë tona. Ne i japim besimin një qeverie. Nuk kemi asnjë rast të hetuar të avokaturës së shtetit. Ata ose nuk marrin pjesë në procese gjyqësore. Së fundmi është non sens, pronat e sekuestruara, avokatura e shtetit s’ka marrë asnjë hap.

Fabian Zhilla: Ky është fenomen që po përsëritet. Problemi është në faza alarmuese. Mendoj që ky është problem se nëse nuk rregullohet në nivelin politik. Duhet të kemi masa parandaluese. Ky është operacion kompleks, ku janë përfshirë noterë, janë kapur dhe armët. Funksionarë të shtetit vjedhin shtetin. Vjedhin pronën publike. Krimi i organizuar është një nga aktorët që përfitojnë. Ne na del që krimi më problematik i organizuar është ai shtetëror. Sot kemi disa kriminelë që shkrepin armët, por problemi më i madh është shteti që nuk po merr çështje serioze. Nëse ka dëshirë politike mund të ngrihen mekanizma. Sa më shumë ta lëmë, do të kemi të vrarë e të përgjakur.

Lindita Çela: Ka politikanë në Durrës që kanë përfitim me pronat e krimit të organizuar. Këta janë njerëz që i hetojnë edhe një polici lokale, po flasim për njerëz që kanë asetet dhe kapacitetet për të hetuar në nivelin politik, ata janë shkaku kryesor.

Fabian Zhilla: Ata gratë që hetuan krimin e organizuar, kur të shkonin të votonin, duhet të votonin njerëzit e duhur. Kjo ndodh nëse nuk e përdor si duket votën. Titulli i emisionit sot mbase duhet të ishte shteti kundër shtetit. Kjo është një nga plagët më të rëndësishme dhe që mban peng politikën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb