Duket se nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka përfunduar i lënduar në spital, pas përplasjeve në protestën e opozitë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb.

Protesta e sotme që nisi të Kryeministria dhe përfundoi te Kuvendi dhe Rruga e Elbasanit, ndërsa pati përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës apo dhe topa uji që thuhet se janë me pipër.

“Një protestues i intoksikuar, gjendja stabël. Deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë, po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja stabël”, sqaron QSUT.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: