Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedimi për deputetët Flamur Noka dhe Xhelal Mziu.
Ky procedim vjen pas protestës së opozitës së mbajtur para Kryeministrisë e cila më pas u zhvendos te Parlamenti.
Sipas policisë, dy shtetas kanë kallëzuar se gjatë protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike janë shtyrë dhe goditur prej deputetëve demokratë.
“Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedimi për deputetët F.N dhe Xh.M. Ky procedim vjen pas protestës së opozitës së mbajtur para Kryeministrisë e cila më pas u zhvendos te Parlamenti. Sipas policisë, dy shtetas kanë kallëzuar se gjatë protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike janë shtyrë dhe goditur prej tyre.”, thuhet ne njoftimin e policise.
