Maroku ishte pa diskutim surpriza më e bukur e këtij Botërori, një përfaqësuese e vogël në emër, por shumë e madhe në fushë, aq sa zemra dhe shpirti i tyre luftarak vendosi në vështirësi edhe kampionët në fuqi të botës. Askush nuk mund ta imagjinonte që një përfaqësuese e tillë do të shkonte kaq larg, fundja nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Maroku u bë skuadra e parë afrikane që kaloi në fazën çerekfinale, por nuk u ndalën aty, bënë një tjetër hap përpara.

319692299 1156818248299767 3146884071724921259 N
319692299 1156818248299767 3146884071724921259 N

Gjysmëfinalja e Botërorit ishte maksimumi për Hakimin me shokë. Në valle është dhe vendi i tretë, të shtunën përballen me Kroacinë, një sfidë që dëshirojnë ta fitojnë për të bërë një mbyllje me fund të lumtur.

319932858 883420826165927 7057234603817740289 N
319932858 883420826165927 7057234603817740289 N

Maroku u kualifikua si e parë në një grup me ekipe si Kroacia dhe Belgjika, ndërsa më pas kaluan Spanjën dhe Portugalinë, dy nga favoritët e këtij Botërori, duke vërtetuar se nuk ishin rastësisht në gjysmëfinale, i vërtetuar edhe një herë botës se asgjë nuk është e pamundur në futboll. Jo vetëm në fushë, Maroku shkëlqeu edhe jashtë sajë duke vendosur në qendër familjen dhe besimin e tyre.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb