Pas aktorit Jim Carrey,edhe kantautori Elton John është shkëputur gjithashtu nga Twitteri. “Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të përdor muzikën për të bashkuar njerëzit”, theksoi Elton John.

”Më trishton kur shoh sesi dezinformimi po përdoret tani për të ndarë botën tonë. Kam vendosur të mos e përdor më Twitter-in, duke pasur parasysh ndryshimin e fundit të politikës që do të lejojë që dezinformata të lulëzojë pa kontroll”, shkruan artisti i famshëm ‘Rocket man’ në profilin e tij zyrtar, duke nxitur komente dhe retweet.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe Jim Carrey pak ditë më parë, por profili i tij ende shfaqet në platformë, vetëm se ai nuk ka postuar në Twitter që nga 29 nëntori, ditën kur shkroi se po largohej nga rrjeti social.

Ndër VIP-at e tjerë të Hollivudit në mosmarrëveshje me kursin e ri të rrjeteve sociale me ardhjen e Elon Musk, janë shkrimtari Stephen King, këngëtari Toni Braxton dhe aktorja Tea Leoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: