Tifozët e Manchester United  mezi presin kthimin e Cristiano Ronaldos, i cili do të veshë edhe një herë fanellën me numrin 7.

Sipas “Daily Mail”, “Djajtë e Kuq” duhet të përballen me një problem të madh,  fanellat e personalizuara te CR7 u shiten në një kohë të shkurtër rekord.

Një mungesë për shkak të vonesës së prodhimit të gjetur nga furnizuesi (Adidas), e shkaktuar nga mbyllja e fabrikave në Vietnam, nga vijnë rreth 28% e veshjeve sportive të markës.

Në dyqanin online është e pamundur të marrësh fanellën e kampionit portugez para nëntorit të ardhshëm.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb