Në familjen e Izabela Gegës, e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në Sukth, është përsëritur dhimbja e humbjes së vajzës. 33-vjeçarja Izabela Gega është vajza e dytë e Pëllumb Gegës që humb jetën në një aksident automobilistik.

Mësohet se në vitin 1987 një aksident i rëndë në Dajt i mori jetën motrës së Izabelës, asokohe 9 vjeçe. Manjola Gega ndodhej në autobusin me nxënës shkolle që u rrëzua 29 vjet më parë, pranë boksideve në zonën e Dajtit.

Tre shoqet e ngushta, Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti ishin nisur drejt Greqisë, kur makinës së tyre u erdhi përballë “Benzi” që drejtohej kundravajtje nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi. Përplasja ishte shumë e fortë, pasi ‘Benzi’ lëvizte me shpejtësi rreth 150 km/orë. Të katër të rinjtë që ndodheshin në dy makinat e aksidentuara humbën jetën.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: