Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruar se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit.
IDF theksoi se sistemet mbrojtëse janë aktivizuar menjëherë për të neutralizuar raketat
“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin. Në minutat e fundit, Komanda e Frontit të Brendshëm ka dërguar një direktivë paraprake direkt në telefonat celularë në zonat përkatëse.”, thuhet në reagim.
Ndërkohë Ushtria Izraelite ka paralajmëruar se do ketë kundërpërgjigje, ndërsa bën thirrje që qytetarët të vendosen në zona të sigurta.
