Emmanuel Macron ka urdhëruar që aeroplanmbajtësja franceze me energji bërthamore të lëvizë nga Deti Baltik në Mesdhe.
Presidenti francez tha se “Charles de Gaulle” do të shoqërohet nga krahu i tij ajror dhe fregatat.
Macron shtoi se avionët luftarakë Rafale, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe sistemet e radarëve ajrorë gjithashtu janë vendosur në Lindjen e Mesme.
Më herët Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte goditur një strukturë nëntokësore në perëndim të Teheranit, ku një grup shkencëtarësh dyshohet se po punonin në fshehtësi të plotë në një program zhvillimi të armëve bërthamore.
“Operacioni i dha një goditje kritike aftësisë së regjimit iranian për të zhvilluar armë atomike”, deklaroi ushtria izraelite.
