Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim drejtuar kombit lidhur me luftën në Iran dhe pasojat e saj. Franca u zotua të mbrojë shtetasit e saj dhe bazat në Lindjen e Mesme.

Macron u shpreh se Franca do të rrisë pozicionin e saj mbrojtës në Lindjen e Mesme dhe se do të mbështesë vendet në rajon të synuara nga Irani si hakmarrje, për sulmet izraelito-amerikane.

Franca kishte vendosur avionë luftarakë Rafale mbi Emiratet e Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj detare dhe ajrore. Po ashtu Franca ka qindra personel të marinës, forcave ajrore dhe ushtrisë të vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Avionët e saj Rafale janë të stacionuar në bazën Al-Dhafra pranë Abu Dhabit.

“Këto Rafale dhe pilotët e tyre janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e objekteve tona”, tha ministri i jashtëm i Francës, në përgjigje të një pyetjeje mbi veprimet franceze në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë fundjavës për të neutralizuar dronët iranianë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb