Protestat dhe trazirat në Iran nuk kanë të ndalur. Zelanda e Re ka tërhequr stafin e saj diplomatik nga ambasada e saj në Iran.

Njoftohet se ambasada është mbyllur “përkohësisht” dhe se i ka zhvendosur operacionet e saj konsullore në Ankara të Turqisë.

Kjo vjen pas deklaratës së ministrit të jashtëm të vendit, Winston Peters i cili tha se qeveria e tij ishte “e tmerruar nga përshkallëzimi i dhunës dhe represionit” në Iran.

Qeveria e Zelandës së Re u bëri sërish qytetarëve të saj të “largohen” nëse ndodhen në Iran.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: