Grupi Houthi i Jemenit kanë lëshuar një drejt Izraelit. Më herët Izraeli njoftoi se kishte kapur një raketë të lëshuar nga grupi terrorist Houthi.
Sipas CNN kjo është raketa e dytë e lëshuar kundër Izraelit.
Ndërkohë, gazeta The Times of Israel thotë se një dron, që mendohet gjithashtu se është nisur nga Jemeni, është kapur mbi qytetin jugor izraelit të Eilatit në orët e fundit.
Houthit të mbështetur nga Irani në Jemen kanë nisur kështu një breshëri raketash, kundër Izraelit, raporton BBC.
Përfshirja e tyre në konflikt ngre frikën për përçarje të mëtejshme në ekonominë botërore, pasi grupi i armatosur ka kapacitet për të sulmuar anijet në Detin e Kuq.
Huthitët e konsiderojnë veten pjesë të të ashtuquajturit “bosht rezistence” që përfshin edhe grupe të tjera të financuara nga Irani, të tilla si Hezbollahu në Liban dhe Hamasi në Rripin e Gazës.
